Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi i ovulimit

Pershendetje doktor, mundesisht te me qartesoni rreth testit te ovulimit, nqs ne test dita e 15 percaktohet si dita me e mundshme per shtatzeni. A vlen kjo per cdo here apo ndryshon here pas here. Flm paraprakisht.

Hana_ Hanushe (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Hana,

Mënyra më e lehtë për të llogaritur kur ovuloni, është të numëroni. Së pari, duhet të dini se në cilën ditë do të ju filloje cikli menstrual i ardhshëm. (Nëse keni cikël të çrregullt menstrual, kjo metodë nuk funksionon për ju.)

Që nga ajo ditë, numëroni 12 ditë pas dhe pastaj 4 të tjera. Ju keni të ngjarë të ovuloni gjatë këtyre 5 ditëve rresht. Nëse keni cikël menstrual prej 28 ditësh, keni shumë mundësi që të ovuloni në ditën e 14. (Dita e 1, është dita e parë e ciklit tuaj menstrual; Dita 28 është dita e fundit, para ditës 1 të ciklit tjetër menstrual.)

Gjithë të mirat.

/komuniteti