Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i njejtë i gjakut

Pershendetje, une edhe burri im e kemi grupin e njejte te gjakut te dy jemi zero pozitiv, a paraqet ndonje problem ose duhet perdorur diqka sepse ne duam te behemi prinder? Faleminderit.

Valentina Bunjaku (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Rinki,

Nuk ka asnjë problem që ti dhe burri yt e keni grupin e njejtë të gjakut. Problemi më i shpeshtë që lidhet me mospërputhjen e grupeve të gjakut lidhet me praninë e Rh faktorit. Nëse gruaja ka grupin e gjakut Rh negativ, kur burri është Rh pozitiv, atëherë në shtatzëninë e ardhshme mund të ketë probleme. Mospërputhja midis grupeve të gjakut është shumë e rrallë.

Në rastin tënd nuk ka pse të mendohet për asnjë mospërputhje midis grupeve të gjakut, prandaj rri e qetë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti