Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi negativ në 5 ditët e para të vonesës së ciklit

Pershendetje doktoreshe e nderuar. Se pari ju uroj shendet dhe cdo te mire. Kam 5 dite vonese nga cikli, dhe s`kam duruar dot dhe kam bere test, por ai ka rezultuar negativ. Ne fakt shenjat i kam: fryerje barku, ndonjehere dhimbje ne fund te barkut. Gjoks i fryre dhe i ndjeshem. Ndjehem e lodhur dhe dua gjithe diten gjume. Mos ka te beje me dicka tjeter te pakendshme vonesa e ciklit apo mundet te jete shtatzani. Kete te fundit mezi po e presim. Shpresoj shume te jete shtatzani. Me respekt Marsida, Elbasan!

Marsida Ashiku (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida,

Bëj një beta hcg në një laborator dhe nëse edhe beta hcg rezulton negativ, atëherë duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog për të gjetur shkakun e vonesës.

Uroj të kesh mbetur shtatzënë.

/komuniteti