Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dështimi i shtatzënisë

Pershendetje doktor. Shpresoj shume te marr nje info edhe nga ana juaj ne shenje konsultimi. Jam 28 vjeç dhe ka dy vite qe jam martuar. Para ca muajve filluam te mendonim per nje bebe... Pas dy muajve morrem vesh qe isha shtatzene rreth 6 javesh... Kam bere vizita te rregullta tek doktori per 3 jave derisa edhe degjuam rrahjet e zemres se femijes (ne kohen kur degjuam rrahjet e zemres se bebes u saktesua qe isha 6 jave e 1 diteshe). Shtatzania ime e pare me shkoj per mrekulli, nuk kisha asnje lloj shqetesimi te vogel perveç ndonje perzirjeje te vogel ne ndonje orar te pasdites. Ne javen e 10 pothuajse (te shtunen qe kaloj) ne mengjes pashe qe kisha pasur gjakosje gjate nates, dhe ne mengjes shkova tek doktori, bera eko vaginale dhe rezultoi qe zemra femijes kishte ndaluar se rrahuri, dhe qe ne dy javet e fundit nuk kishte pasur zhvillim. Ate dite doktori edhe beri nje nderhyrje vaginale ku edhe me hoqen femijen. Jam teper e merzitur se aq shume isha e lumtur ne kete shtatzani. Ne familje nuk kemi pasur ndonje situate te tille qe te mendoj se mbase mund te jete gjenetike. Jam e shendetshme dhe sidomos gjate shtatzanise jam kujdesur edhe me ushqimin qe te ha shendetshem. Edhe acid folik kam pire per tre muaj. Te me falni nese jam zgjatur shume por po mundohesha ta pershkruaja sa me shume te jete e mundur situaten ne menyre qe edhe juve tju ndihmoj ne pergjigje... Pas abortit doktori me dha antibjotik (500mg) dhe uterotonik per nje jave. Kam pasur diten e pare gjakosje normal si te periodave, diten e dyte mu ndal te treten pata perseri. Doja te pyesja, periodat ne çfare kohe vijne? Kur mund te tentoj perseri per nje shtatzani tjeter? Kur mund te kryej marredhenje? Cili mund te jete shkaku deshtimit. A mund te perseritet ne te ardhmen? Normal te shtunen qe do bej viziten do konsultohem me doktorin perseri. Kam lexuar shume edhe ne net. Une momentalisht jetoj jashte vendi. Ju falenderoj shume per mirekuptimin. Shpresoj te kem nje pergjigje tuajen shpejte. Respekte.

Memorizes@hotmail.com Memorizes (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Më vjen shumë keq për dështimin që të ka ndodhur. Është e vërtetuar se abortet shoqërohen me pasoja psikologjike, sociale dhe shëndetsore. 

Shkaqet që ndodh një dështim janë të shumta si; difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksione, patologjitë sistemike, faktorët imunologjik dhe shkaqe të tjera të panjohura. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun.

Rekomandohet që tentativa për shtatzëninë e rradhës të bëhet 6-të muaj pas abortit. Dhe përpara se të tentohet për shtatzëni, mjeku duhet të bëj këshillimin parakoncepsional.

Zakonisht pas një aborti, menstruacionet e para vijnë një muaj pas datës që është kryer kyretazhi. Këto menstruacione, mund të vijnë me më shumë dhimbje dhe me sasi pak më të shtuar se zakonisht. Më pas, cikli vjen i rregullt si gjithmonë. Në momentin kur nuk do kesh sekrecione hemorragjike, është e mundur që të kryhesh raporte seksuale. Nëse ndihesh mirë, marrëdhënie seksuale mund të kryhesh pa problem.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti