Shtatzënia pas abortit
Lida
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lida.
Meqënëse gjendja e përcaktuar nga kontrolli mjeksor, është e mirë si për ty dhe për bebit, nuk ka arsye për t’u shqetësuar për rrezik lindje parakohe.
Lida, të këshilloj që ta heqësh mendjen nga ndodhitë e mëparshme, dhe të përqëndrohesh tek gjendja e mrekullueshme ku ndodhesh. Bën shumë mirë, që kujdesesh për veten dhe shtatzëninë gjatë kësaj periudhe. Mos neglizho të kontrollohesh tek mjeku, për çdo situatë jo normale që mund të konstatosh.
Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
E nderuar Dr.Moza, jam ne javen e 28 te shtatzenise. Perpara kesaj shtatzenie kam pasur dy aborte spontane, te parin ne muajin e trete dhe te dytin ne muajin e pare. Kam bere kontrolla te rregullta tek mjeku dhe me ka thene qe gjendja ime dhe e bebit eshte shume e mire. Gjate kesaj periudhe te shtatzenise jam kujdesur shume per veten (kam nderprere dhe marredheniet seksulale). A kam arsye qe te frikesohem per nje abort tjeter tani qe jam ne javen e 28 te shtatzenise?
Me respekt, Lida.