Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë të bëj pas gardeneles +?

Pershendetje doktoreshe Moza. Doja te konsultohesha me ty dhe njehere. Jam ne javen e 11-12 tani per gardenrelle pozitive doktoresha me ka dhene ilace si: dyfaston 20 tab, spasmex 20, vitamine C 30, a jane ok keto? Tani i kam mbaruar. Po ne fakt nuk ndjehem mire, (sidomos gjate kontaktit jam shume thate) te lutem cfare te bej momentalisht se une e kam marre shume siklet kontaktin ngaqe ndjej dhimbje, cfare ta bej te lutem? E kemi pare fetusin edhe zemra rreh po une po shqetesohem se nuk kam te vjella, ngaqe zakonisht kane te vjella femrat, kam siklet ca ushqime naj herepastaj me pelqejne ti ha, po meraku im eshte se meqenese nuk kam dhe te vjella, a do jete duke u rritur bebi apo e kam une organizimin e tille e nuk kam te vjella? Te lutem pres nje pergjigje tenden duke te faleminderuar perzemersisht doktoreshe per durimin tuaj. Dhimbjet e mesit a jane normale tani se kam shume? Faleminderit dhe njehere Djana Ndreu.

Djana Djana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Djana

Trajtimi që të ka rekomanduar mjekja, nuk ka lidhje me gardnarelën pozitiv të rezultuar në analizën e sekrecioneve vaginale. Trajtimi lidhet me dhimbjet e mesit që ankon. Kur të mbarosh javën e 12-të të shtatzënisë, kërko të marrësh trajtim për infeksionin vaginal, pasi mostrajtimi prish ecurinë normale të shtatzënisë.

Jo të gjitha shtatzënat, kanë të vjella gjatë shtatzënisë. Prandaj situata që përshkruan është mëse normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti