Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Plasja e ujërave të shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 29 dhe kam binjake. Kam nje shqetesim. Kur u cova sot ne mengjes, pas kam kryer nevojat e mengjesit, duke lare fytyren ndjeva qe u laga. Sasia e lengut nuk mendoj se ishte urine, ishte e paket aq sa lagu vetem linesin ditor. Pastaj nuk pata me. Kam frike mos jane shenja te nje lindje parakohe? Pasneser kam viziten tek mjeku. A duhet te shqetesohem dhe te shkoj me perpara? Ju lutem me jepni nje mendim? Ju falenderoj paraprakisht.

Darina Dobrushi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Darina,

Një nga shenjat që tregon se ka ardhur koha e lindjes, është plasja e ujërave. Plasja e ujërave, mund të ndodhë tek gruaja edhe pa dhënë shenja paraprake.

Darina, duhet të dish se, zakonisht ujërat janë pa ngjyrë dhe erë. Sasia mund të jetë e madhe ose e vogël. Kjo varet nëse plasjet janë të pjesëshme ose të plota.

Sipas asaj që thua, mund edhe të mos kesh plasje të mebranave. Por, kontrollin e mjekut mos e neglizho. Ekografia, tregon sasinë e likidit. Për vlerësimin e sasisë së likidit amniotik, ekziston edhe analiza që quhet testi i fierizimit.

Nëse ka humbje të ujërave, shtrimi në spital dhe kryerja e disa analizave specifike e drejton mjekun në vendime të rëndësishme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti