Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aborti apontan

Pershendetje doktoreshe! Ne javen e 5t te shtatzanise me filloi gjakderdhja me ngjyre kafe dhe pas kures u nderpre pas 5 javeve dhe nderkohe qe une isha 12 jave fatkeqesisht (pasi ishte shtatzania e pare dhe e prisnim me padurim) u vertetua se femija kishte ngel i pazhvilluar qe ne javen 9 +5. Bera pastrimin dhe jam ne pritje te pergjigjes se biopsise qe do ti behet embrionit per te zbuluar shkakun dhe per te marre kuren perkatese. Me thane qe nese eshte mol mund ta riprovoj pas 6 muajsh e nese nese jo pas 3 muajsh. Doja te dija a ka rrezik qe te perseritet kjo ne shtatzanine e ardhshme edhe pas zbulimit te shkakut e kures perkatese? Si edhe doja tju pyesja edhe nese barku ulet vet pas abortit me nderprerjen e hemoragjise apo jo? Theksoj se barku eshte rritur sikur femija te ishte 12 jave. Ju kerkoj ndjes qe u zgjata kaq shume. Ju pershendes!

Era Era (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eranda

Shkaqet e aborteve janë të ndryshme, që lidhen si me shëndetin e femrën ashtu dhe të mashkullit Nëse gjendet shkaku abortit dhe trajtohet, atëherë nuk ka arsye të ndodhë e njëjta gjë edhe në shtatzëninë e dytë. Koha për të kërkuar shtatzëninë e rradhës, rekomandohet të jetë pas 6-të muaj, kjo periudhë nevojitet për rigjenerimin e aparatit riprodhues dhe lënien kohë mjekut të vlerësojë shkakun e abortit dhe trajtimin e tyre.

Gjithë të mirat.

/komuniteti