Si ndikon steptococcus agalactiae gjatë lindjes së bebit?
Mira Mane
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mira
Infeksioni i rezultuar, mund të merret nga fëmija kur ai kalon në rrugët e lindjes duke dhënë dermatite (infeksione të lëkurës) dhe në rast se fëmija gëlltit sekrecione, mund të shkaktohen pneumoni të cilat është mjaft e vështirë për tu trajtuar. Prandaj duhet të vazhdosh në mënyrë rigoroze të marësh trajtimin e rekomanduar, për të evituar këto komplikacione.
Të uroj lindje të mbarë dhe një bebe të shëndetëshmë.
Doktoreshe miredita. Une jam ne ditet e pritjes per te lindur, por jam e shqetesuar per dicka. Bera analizat e fundit dhe kultura me doli "steptococcus agalactiae" pozitiv. Jam e shqetesuar sepse doktori me tha qe kete duhet ta shohi kushdo mjek qe do asistoje ne lindje, nderkohe theksoj qe me ka dhene mjekim, dhe po e mar nderkohe. Por ajo qe me shqeteson shume eshte se me tha kete duhet ta dije dhe pediatri, dmth te shohe kete analize. Te lutem mund te me thuash cfare rreziqesh paraqet per bebin kjo gje? Cfare mund ti shfaqet bebit? E di qe eshte nje infeksion qe bebi mund ta marre ne lindje, por nuk e di cfare mund te jete kjo gje? Te lutem me thuaj cfare ndodh me bebin dhe sa rrezik perben jeta e bebit sepse ne internet lexova shume gjera qe sme pelqyen. Ju flm dhe jam ne pritje te pergjigjes tende sa me pare!