Bebi më i vogël në raport me javët e shtatzënisë
Enkeleda
(15 vite më parë)
Përshëndetje Enkeleda.
Nëse data 27.11.2010 është dita e parë e menstruacioneve të fundit para fillimit të shtatzënisë, shtatzania sot është 19 javë dhe 3 ditë.
Leda, ekografia është një aparat shumë i mirë diagnostikues, por edhe ai jep gabime të cilat mund të jenë njerëzore apo teknike. Për t’u qetësuar, po tregoj se studime të shumta pranojnë se hapi i gabimit të vlerësimit të moshës së shtatzënisë me ekografi, mund të shkojë nga 3 deri 7 ditë.
Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.
Jam nje shtatzene sapo kam hyre ne javen e 19 te shtatzenise. Te shtunen kam bere nje eko dhe me del femija nje jave me i vogel se ç`eshte. Periodat e mia te fundit, kane qene ne 27/11/2010 dhe praktikisht une duhet te isha ne javen e 20 e jo ne 19. Pse ndodh qe bebi te jete 1 jave me i vogel ne eko se ne kalkulimin e javeve sipas dates se fundit te menstruacioneve?
Mund te me shpjegoni pak ju lutem sepse jam ne merak.