Shqetësime gjatë shtatzënisë
Yllka
(15 vite më parë)
Përshëndetje Yllka.
Llogaritjet tregojnë se sot, shtatzënia është 31 javë e 5-së ditë dhe futet në javën e 37-të me datë 13-të maj 2011.
Është shpejt në kohë, të kesh ndjenjën e rëndesës dhe barku të bjerrë poshtë. Përgjithësisht kjo fillon pas javës së 34 të shtatzënisë. Shmangu sa më shumë qëndrimeve në këmbë dhe punëve të rënda. Qëndrimi shtrirë anash majtas, është i preferuar. Nëqoftëse ke dhëmbje mesi dhe në fund të barkut, trajtimi me preparate kundër kontraksioneve uterin është i rekomanduar.
Të uroj që shtatzënia të ecë sa më mirë.
Pershendetje, jam ne javen e 32 te shtatzenise, eshte shtatzenia ime e pare, gjate vizites gjinekologjike qe e kisha ne javen e 30 mjeku tha se beba eshte kthyer mbare, shtrati i bebes eshte shume mire dhe çdo gje eshte ne rregull. Por, qe 2 dite barku me ka rene shume poshte dhe te gjithe qe me shohin me thojne te njejten gje. Dita e pare e menstruacioneve ka qene 1 Shtator 2010, nuk di kur hyje ne muajin e nente sipas muajve lunar atehere i bie ne javen e 32, por duke marre parasysh se kemi 10 muaj lunar ne shtatzeni. Jam shume e shqetesuar per lindje parakohe me qe barku me ka rene poshte.