Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje në ditën e 18

Pershendetje dr Keta, une kete muaj jam duke perdorur Femoden dhe sot ne diten e 18 une kam gjakderdhje sikur do te me vije cikli. A eshte kjo normale apo mund te jem shtatzane pasi kam 2 vjet qe tentoj? Te uroj gjithe te mirat.

Kledia .. (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kledia

Femodeni është edhe kontraceptiv, prandaj nuk mund të jetë e pranishme shtatzënia. Gjakrrjedhja që ankon edhe mund të ndodhë, ndaj nuk ka arsye për tu shqetësuar. Megjithatë, shpjegoja gjakrrjedhjen mjekut që të ka rekomanduar preparatin, pasi edhe mund të ndryshojë atë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti