Sekrecion kafe i trashë
Lanika Lanika
(14 vite më parë)
Përshëndetje Shkendije,
Mund edhe të jetë tapa mukoide e cila paralajmëron se lindja po afron. Tapa mukoide mbyll qafën e mitrës dhe ajo bie në momentin kur qafa e mitrës fillon të zgjerohet. Gjithsesi të rekomandoj të drejtohesh menjëherë te mjeku gjinekolog, i cili do të vlerësojë situatën gjëndjen e fëmijës. Në këto moment, merr mjaft vlerë ekzaminimi ekografik dhe CTG (kardio-toko-grafia).
Të uroj lindje të mbarë.
Pershendetje e nderuara, jam ne javen 40+3 dje isha ne kontrolle tek mjeku me tha qe nese nuk lindi deri te henen atehere duhet me mi pru dhimbjet me stimulim, pasi qe as nuk jam qel as asgje. Mbreme pash qe te mbrendshmet mu kishin be me nje sekrecion te kafte e te trashe dhe me asgje thirra ne spital me thane qe eshte qe me kane kontrollu ne vagine prandaj ndoshta jam lendu pak e per ate ka dal ai lloj sekrecione dua nje mendim nga ti a ka qene ajo tapa mukoide apo siq me thane ne spital qe ka qene shkaku nga kontrolla? Me fal qe e zgjata por jam e brengosur!