Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku

Pershendetje doktoreshe, desha tju beje nje pyetje, ciklin e fundit e kam pasur me 3 korrik mirepo tash po kam dhimbje te barkut, ndonjehere me vjen te vjell kam lodhje. Kam bere disa teste shtepiake me dolen negative perveq te njeri pak ashtu u shihke edhe nje vije ashtu pak e zbehur dyshova se jam shtatzene sot isha te doktoresha bera nje ultraze por ajo me tha qe nuk jeni. Me pershkrujti kete: Mitra eshte AVK me dimenzione 55mm x 30mm. Endomentri eshte me diometri 4,5mm Adnexet nuk vizualizohen... a eshte gjithcka ne rregull se nuk po i marr vesh shume edhe nuk me dha sqarime ashtu jam pak sa e nervozuar se ne nese nuk kemi nevoje nuk shkojme e ato pertojne te mirren me ne, nuk po i kuptoj, une pyeta cfare mund te jete kjo dhimbje tha mos prej te jesh shtatzene menjehere... po e pres nje pergjigjje nga ju. Faleminderit qe po ndan kohen per ne.

Lea Ida (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa,

Dhimbjet në fund të barkut ndodhin për disa shkaqe dhe mund të mos kenë lidhje me ciklin menstrual. Nëse përcaktohet kështu edhe nga kontrollet gjinekologjike, analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale dhe të urinës mund të përcaktoj diagnozën e mundshme dhe preparatin më të efekshëm për kalimin e kësaj situate.

Gjithë të mirat.

/komuniteti