Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë më këshillon?

Pershendetje doktoreshe. Moza jam e shqetesuar dhe shume e merzitur. Ju lutem me thoni si te veproj? Sapo bera test dhe me rezultoi perseri negativ. Jane bere 7 dite sot, qe nga data e pritshme e menstruacioneve. Jam ne merak mos kem ndonje gje tjeter, me thuaj te lutem ne se do te jem shtatzene mund te ishte vertetuar tani me ane te testeve, apo ndodh qe dhe testet e tregojne me vonese? Me shume respekt Marsida.

Marsida Ashiku (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida,

Unë të kam shkruar dhe më parë e dashur të bësh një beta hcg, e cila konfirmon shtatzëninë apo jo. Dhe nëse edhe kjo analizë del negative atëherë duhet të vizitosh mjekun gjinekolog për të gjetur shkakun e vonesës së ciklit.

Besoj të kem qenë e vlefshme në këshillat e mia.

Gjithë të mirat.

/komuniteti