Menstruacionet dhe shtatzënia pas abortit
Dafina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Dafina.
Zakonisht pas abortit, menstruacionet vijnë një muaj pas kryerjes së ndërprerjes.
Nuk duhet harruar, që fill pas abortit, duhet gjetur shkaku i ndodhjes së tij për t’u trajtuar dhe përgatitur për shtatzëninë e radhës. Këtë kujtesë, mos e harro Dafina.
Nisja e shtatzënisë së re pas abortit, rekomandohet periudha pas 6-të muaj si kohë e mundshme për rigjenerimin e organe riprodhuese (pjesa e brëndshme kavitetit uterin).
Të uroj sukses në shtatzëninë e rradhës.
Sa ndodh me u vonu menstruacionet pas nje aborti dhe pas sa kohesh mund te mbes shtatzene pas abortit?