javë pas jave
Përshëndetje Aferdita,
Anemia si shkak, ka mungesën e sasisë dhe cilësisë ushqimore si dhe mungesën e vitaminëve dhe minerale. Me analiza dhe ekzaminime, duhet të gjesh shkakun e anemisë për të marrë trajtimet e nevojshme.
Si fillim, të rekomandoj të bësh analizën e ferritinemisë (hekurit), për të parë gjëndjen e rezervave të hekurit që ka organizmi yt. Sipas përgjigjes së analizës, mund të rregullohet dieta ushqimore duke shtuar ushqime me përmbajtje hekuri si spinaqi, mëlçia, mishi etj.
Marrja e medikamenteve me përmbajtje hekuri, fillon në javën e 16 të shtatzënisë. Dozat, merren sipas kashillës së mjekut gjinekolog që lexon analizat. Kujdes, këto medikamente merren pas ushqimit duke i shoqëruar me sasi të mëdha lëngjesh.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe e nderuar, deshta te pyes, jam tash ne javen 7 shtatezene, deshta te pyes, jam duke perdore acid folik se po dyshoj mos jam pak pagjaksi thash a ban me perdore leng te rrepes kuqje edhe qaj kamomil ka njehere kur po kam dhmbje te lehte te barkut se doktoresha mi ka ba analizat kur ish kontroll po tash kam 3 gusht termin, ju pershndes.