Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në lidhje me menstruacionet e bardha

Jam 18 vjec dhe para se te me vije cikli mujor me vijne me shume menstruacione te bardha te cilat si te ta shpjegoj ngjisin rreth vrimes se vagines dhe eshte e veshtire ti pastrosh sepse lekura aty eshte shume delikate dhe gervishtet lehte, cfare me keshilloni? Sot vura re nje pucerr te mbushur me te verdhe dhe e cava ia nxorra qelbin (ishte rreze kofshes dhe vagines, jam shume e shqetesuar per kete, po cmendem sepse une s flas me askend per keto gjera as me mamin tim, prandaj po ju pyes juve. Ju lutem me ktheni pergj. sa ma pare, flm shume.

Ina Leka (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Janë normale sekrecionet vaginale, e veçanërisht shtimi i tyre i moderuar përpara menstruacioneve. Por mbajtja pastër e ambjentit sipërfaqsor për rreth vaginës, është shumë e rëndësishme. Rekomandohet që me ujë të rrjedhshëm, të lahet disa herë në ditë pjesa e jashtme e vaginës. E rëndësishme është larja pas urinimit apo daljes jashtë në banjo. Mbathjet duhet të ndrohen sa herë shkohet në banjo, e ato duhet të lahen me detergjentë me pehash neutral/normal.

Përsa përshkruan, nuk dyshoj se ka ndonjë gjë për tu shqetësuar. Nëse sekrecionet vaginale do të jenë të shtruara, me ngjyrë të ndryshuar, erë të rëndë dhe konsistencë të ndryshuar (shumë më të holla apo shumë më të trasha se zakonisht), mund të bësh një analizë të tyre.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti