Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet në bark

Dr. Keta, jam ne javen e 21 te shtatzenise dhe gjate nates kam dhimbje ne fund te barkut dhe ne shpine, dua te di se cila eshte arsye e ketyre dhimbjeve?

Majlinda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Majlinda, dhëmbjet e barkut, të fundit të saj apo të mesit mund të ndodhin për shumë lloj arsyesh. Në veçanti kur gratë janë shtatzënë, rekomandohet kontrolli tek mjeku gjinekolog sa më shpejt të jetë e mundur për të vlerësuar shkakun, me anë të vizitave gjinekologjike dhe ekzaminimeve të ndryshme.

Nëqoftëse nuk e ke kryer ekografinë e dytë të rradhës, paraqitu tek gjinekologu pë të konkluduar edhe pë shqetësimet që referon.

Uroj që çdo gjë të jetë mirë me shtatzëninë.

/komuniteti