Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tapa mukoide

Pershendetje e nderuar, mbreme isha ne spital pasi nga vagina me dilte nje sekrecion si i trashe e i shoqeruar me pak si lloj sekrecioni ngjyre si te pembe jo taman ngjyre te kuqe apo gjak ne spital me thane qe ndoshta eshte duke u pergaditur per te rene tapa mukoide sepse kur te bjen tapa mukoide dmth del tamon gjak si lloj copeza gjak i fresket cfare mendoni ju a duhet te dale ashtu gjak i fresket si copeza apo cfare?

Lanika Lanika (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkendije,

Tapa mukoide është një sekrecion i trashë viskoz, i përzier edhe me copëza gjaku të dala nga vagina, pa bërë ndonjë sforcim dhe mund të jetë ditën ose natën, funksioni i të cilës është mbyllja e qafës së mitrës gjatë shtatzënisë. Kur tapë bie, tregon që aktiviteti i lindjes po fillon.

Sapo të konstatosh këtë shënjë, drejtohu te mjeku gjinekolog për të bërë për të vendosur kontrollin e proçesit të lindjes.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti