Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e trupit gjatë shtatzënisë

Une jam Arta, jam ne javen e 8 te shtatzenise, dhe gjate nates po kam dhimbje te kembeve per asht, keshtu se di a me kuptoni dhe prej kukave a eshte kjo ne rregull gjate shtatzanise gjate dites jo vec gjate nates, ju pershendes.

Arta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta.

Për moshën e shtatzënisë që ke, është mjaft herët për të patur shenja të dhëmbjeve kockore pë shkak të saj. Duhet ditur, se ato mund të vijnë edhe për shkaqe të tjera. Dhëmbjet mund të jenë edhe si rezultat i lodhjes që krijohet gjatë ditës, për të cilat tashmë duhet t’i kontrollosh dhe reduktosh. Megjithatë, disa analiza si gjaku komplet apo matja e kalciumit, mendoj se është i domosdoshëm.

Analiza do vërtetoj diagnozën, e cila me trajtime mund të dominohet.

Uroj të kalosh shtatzëni të mbarë.

/komuniteti