Shtatzënia dhe operimi i mëparshëm nga tëmthi
Flori Flor
(14 vite më parë)
Përshëndetje Flori
Të uroj për shtatzëninë e filluar. Të rekomandoj të drejtohesh te mjeku obstetër-gjinekolog për të bërë ekografi me sondë vaginale që konfirmohet plotësisht vendndodhja e shtatzënisë. Mbas ekzaminimit mjeku do të rekomandojë edhe disa analiza specifike dhe do të japë rekomandimet e nevojshme për të filluar acidin folik, multivitaminat dhe dietën ushqimore që duhet të ndjekë shtatzëna.
Trajtimi i kryer me sondë në tëmth, nuk do të ketë asnjë lloj problemi.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr. Moza. Me 11.06.2012 e pata ciklin e fundit, u bene 10 dite vonese, u bera merak dhe bera nje test dhe me doli pozitiv u gezova shume. Tani dua te di kur duhet te shkoj per kontroll te mjeku dhe cfare veprimesh duhet te bej, dhe dicka tjeter une para 1 viti e 7muajve jam bere operim nga temthi me sonde, a ka ndonje problem kjo me ecurine e shtatzanise dhe ne se po cilat jane ato? Te lutem me ndihmo se nuk kam fare informacion per kete gje. Te pergezoj per punen e bukur qe ben.