A është e rrezikshme lindja e parakohshme?
Romina Rora
(14 vite më parë)
Përshëndetje Romina
Mjeku që të ndjek shtatzëninë, ka dhënë trajtimin e nevojshëm. Nëse ndjek në mënyrë rigoroze keshillat e tij, është e mundur të evitohet rreziku për lindje para kohe.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje! Jam ne javen e 27 te shatzanise dhe vazhdimisht ndjej dhimbje te lehta ne fund te barkut. Ndjej rendese ne fund te barkut. Kam bere vizite tek mjeku im dhe kam marre mjekim, spasmex dhe nje tjeter hap. Kam bere eko vazhdimisht dhe bebi eshte mire. Kam frike se mos lind para kohe. Jam e shqetesuar mbi shtatzanine time. A mundet qe me mjekim te kaloj rrezikun e lindjes se parakohshme?