Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemia gjatë shtatzënisë

Përshëndetje doktoreshë. Jam në javën e 33 të shtatzenise, në baze te analizave te cilat i kam bëre hemoglobina me ka dal 11.9 dhe pesha e bebit ka qenë gjatë kontollit te cilin e kam bëre ne javën e 31-të dhe pesha ka qenë 1.700 gr... gjinekologu me tha qe mire është si dhe me dha përveq vitaminave dhe omegën te cilat i pi gjate gjithe shtatzanise me dha edhe sirup me permbajtej te hekurit PicoFer prodhim italian... Pyetja ime eshte mos është pesha e vogel e bebit tim... edhe pse mjeku me tha qe eshte ne rregull... Ju deshiroj nje vikend te kendshëm.

Voltisa Shukriu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Voltisa,

Pesha e bebit tuaj në javën e 31 konsiderohet peshë normale në raport me atë javë të shtatzënisë. Në atë jave pesha mesatare është 1.5 kg.

Marrja e medikamenteve me përmbajtje hekuri fillohet pas javës së 16, prandaj gjithçka në rregull. Dozat, merren sipas kashillës së mjekut gjinekolog që lexon analizat. Kujdes, këto medikamente merren pas ushqimit duke i shoqëruar me sasi të mëdha lëngjesh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti