Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mos jam në depresion?

E nderuara doktoreshe, se pari ju falenderoj per pergjigjet e tua te cilat na bejne te ndihemi mire. Sot kam hy ne javen e 38-te, dhe qe disa dite nuk mund te shikoje TV-ne sepse me pengon, nuk mund te rri ku ka shume njerez, me pengon muzika dhe jam e brengosur mos eshte ky ndonje lloj depresioni qe ndodh gjate shtatzanise? Nuk mund te behem rehat askund sa ulem ne nje vend sa ne nje tjeter e as gjume nuk mund te bej as diten e as naten me duket se po me zihet fryma dhe goja e buzet me rrine shume te thara tere kohen me duhet ose te pije uje ose ta mbaje nje lecke qe ti lagi buzet qe sado pak te freskohem. Mbes me shprese se do te marr pergjigje nga ju pasi qe jam shume e brengosur per keto ndryshime. Ju pershendes dhe ju faloenderoje nga zemra. Eli.

Eli Selmani-rexhepi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eli,

Nuk e di prejardhjen e gjëndjes tënde shpirtërore, por këmbëngalazi të rekomandoj të çlirohesh nga mërzitja. Eli, mendo vetëm se do lindësh fëmijën tënd, një yll që do bëhet pjesë e jetës tënde dhe të familjes që ke krijuar. Është krijesë që po rriten në trupin tënd. Vetëm këtë mendo Eli.

Qesh, dhe do ndjesh sa ëmbël lëviz bebi yt. Këndo, dhe do të ndjesh se si ndjek ritmin tënd. Përkëdhele me fjalë të ëmbla, vëre dorën mbi bark dhe këndoi nina-nana dhe do ndjesh që do të qetësohet.

Eli, vetëm me kaq sa të shkruajta, duhet të kuptosh sa influencë ka gjëndja jote tek bebi. Është e vërtetë se stresi, depresioni, mëzitja ndikon në ecurinë jo normale të shtatzënisë. Por ti duhet ta hedhësh tutje mërzinë, së paku për hir të fëmijës që do lindësh.

Sinqerisht të uroj të lindësh fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti