Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënë me mbipeshë

Pershendetje e nderuara gjinekologe.


Une jam nje femer me peshe mbi normalen dhe kam cikel te çrregullt. Para nje jave kisha dhimbje ne pjesen e fundit te barkut, dhe si cdo here edhe kesaj radhe cikli me eshte vonuar. Kam bere test per shtatzeni dhe dy here me ka dale pozitive. Shkova te mjeku dhe me beri kontrollin ne eho por me tha se per shkak trashesise ende nuk shihet asgje. Gjithashtu bera testin nepermjet gjakut dhe rezultati i BHCG eshte 2863. Keshtu qe tregon se jam shtatzene. Ate qe me tha mjeku gjinekolog eshte te beje eho vaginale, por problemi eshte se une kam nje lloj frike per ta bere kete eho. Me mire jam e gatshme te pres te kalojne edhe disa jave dhe me pas te beje edhe nje eho normale. Ne kete moment jam pak e habitur, dhimbjet ne bark me jane ndalur (vetem nese rri ulur gjate kohe ndjej nevoje qe te shtrihem dhe dhimbjet me ndalen) dhe pervec lodhjes nuk ndjej ndonje ndryshim te madh ne organizem. Gjithashtu nuk di se cfare terapie te marre dhe si te kujdesem per vetveten ne kete moment. Cfare me kishit preferuar Ju gjinekologe e nderuar. Duke ju perkujtuar se behet fjale per shtatzani te pare.


Pershendetje dhe paraprakisht Ju falenderoj per keshillat.

Lejla (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla.

Analiza e BHCG tregon saktësisht shtatzëninë, por ekzaminimi ekografik me sondë vaginale do të ndihmonte për të parë vendosjen e shtatënisë. Ky është ekzaminim shumë i rëndësishëm, prandaj të rekomandoj të kryesh.

Lejla, terapi mund të marrësh vetëm nëse kontrolli gjinekologjik dhe ekzaminimet mjeksore konstatojnë probleme në shtatzëninë tënde. Ndërsa rregjimi ditor i jetës dhe punës, duhet të ndryshojnë plotësisht. Mos harro, tashmë je shtatzënë. Po kështu edhe rregjimi ushqimor, duhet të kontrollohet për të qënë i ekuilibruar në sasi dhe cilësi. Meqënëse stina e nxehtë është përpara, të këshilloj qëndrime në vende të freskëta dhe konsum të lëngjeve brënda kufijve normal.

Këshillat e mija në distancë, janë orientuese. Prandaj komunikimi me mjekun, duhet të jetë i vazhdueshëm për të marrë këshilla specifike.

Uroj që shtatzënia të ecë normalisht.

Gazmendi - Drenas (15 vite më parë)
A eshte mire IVF, kam bere me ka dal gjaku 130 pike?

/komuniteti