Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth streptococcus agalactiae (gr b)>100 000cfu

Pershendetje Dr Memli, jam shumë e shqetësuar pasi nga mostra e bërë më ka rezultuar ky lloj infeksioni. Tani une kam hyrë në muajin e 9 të shtatzanisë qe nga 3 korriku dhe jam e brengosur si do te ndikojë në lindjen e foshnjes? Sot kam marrë ketë rezultat mjeku me ka pershkruar antibiotikun ampicilin 500 mg, çdo 6 orë nga një.Pyetja ime është çfarë pasokja mund të ketë në foshnje si dhe cilet janë shkakëtarët e këtij infeksioni, a duhet te kem kujdes ne ushqim apo ne ndonje gjë tjetër? Pres përgjigjjen tuaj.. ju faleminderit

Blerina Krasniqi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Blerina,

Streptokoku është një nga shkaktarët e infeksioneve lokale gjenitale ose perigjenitale, sidomos kur lëkura është e traumatizuar. Ai është një nga kolonizatorët normal të vaginës. Në kushte të caktuara merr mbirritje, duke dhënë irritacion vaginal, dhimbje barku, herë-herë temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh etj.

Tek gruaja shtatzënë, mund të jetë shkaktar i infeksioneve përreth lindjes si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Trajtimi i infeksionit, bëhet me antibiotikë sipas antibiogramës. Rekomandohet që trajtimi të zgjasë 7-10 ditë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti