Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenja kafe në fillim të shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, desha te ju pyesja dicka ne lidhje me paraqitjen e shenjave kafe edhe pse jane ne javen e 6 te shtatzanise mirepo gjinekologja ku kam bere kontrollen me ka thene se kesja e bebes eshte shume e vogel si me qene ne javen e 5, a ka rrezik nga keto shenja kafe pasi me jane shfaqur sot? Gjithe te mirat.

Majlinda Shabani Berisha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Majlinda,

Gjakrrjedhja në shtatzëni asnjëherë nuk duhet të konsiderohet normale. Nuk është shenjë e mirë gjakrrjedhja, qoftë edhe me ngjyrë të kaftë. Edhe mundet që sekrecionet kafe që përshkruan, të mos ndikojnë në ecurinë e shtatzënisë, por duhet të kontaktosh një mjek gjinekolog, i cili me anë të ekzaminimeve ka mundësi të përcaktoj shkakun e kësaj hemorragjie të lehtë dhe ta dominojë atë me preparate mjeksore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti