Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e këmbës dhe gjakderdhja nga hunda

Pershendeteje Dr Mimoza, kam nevoje per keshillat e tua. Tani jam ne javen e 27 eshte shtatzania ime e pare, qe 2 jave kam dhimbje te madhe te kembes se majte por vetem ne pjesen nalte te kuki, nuk po mundem te eci as 10 metra po vazhdova te eci dhimbaj behet edhe me e madhe, kam bisedu me gjinekolohen time ma ka rekomandu nje shtrengese per shtatzana, por po frikesohem qe mos po shtyje foshnjen nalt sepse poshte barkut lidhet, kam edhe nje brenge tjeter gati 1 muaj hunda here here me qet gjak por jo shume, dua ta di a eshte dicka e rrezikshme per foshnjen? Pres me padurim pergjigjejen tuaj.

Kaltrina Kaltrina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina,

Dhembja e këmbës mund të ndodhë si rezultat i komprimimit të nervave që i nervojnë këmbët. Mos u ludh dhe mos u rëndo me punë apo ecje dhe kur ndjen rëndesë, shtrihu sidomos në pozicionin anash majtas. Mos përdor ujë të ngrohtë apo të nxehtë, sepse nuk rekomandohet. Gjithashtu ki kujdes edhe nga shtimi në peshë në mënyrë të pakontrolluar.

Konsultohuni me gjinekologun që ndjek shtatzëninë tënde, për rrjedhjen e gjakut nga hunda. Matja e tensionit arterial mund të evidentoj, një nga shenjat e fillimit të hipertensionit në shtatzëni.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti