Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Agjërimi gjatë shtatzënisë

Pershendetje. Desha tju pyes a mund ti ndodh dicka frytit nese une agjeroj? Jam 19 javeshe shtatzene mirepo e ndi veten nuk kam kurrfare problemi.

Kaltrina Zhara (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina,

Që fëmija në barkun e nënës të rritet i shëndetshëm dhe normal, ai duhet të ushqehet. Këtë ushqim e merr nga trupi i nënës. Nëse nëna nuk merr ushqime të domosdoshme në sasi dhe cilësi si dhe nuk konsumon sasinë e nevojshme me lëngje, atëherë edhe fëmija në barkun e saj nuk do ushqehet normalisht. Në këto kushte fëmija do vuaj, shtatzënia mundet të ketë ecuri jo normale dhe mund të lindë me problem të rënda.

Unë di, që gratë shtatzëna nuk u lejohet të agjerojnë. Megjithatë, kjo është zgjedhja tënde.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti