Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekoja e parë

Miremengjes doktoreshe. Doja tju pyesja per dicka. Ciklin e fundit e kam pasur ne 11/06/2012, dhe viziten e pare ekografike ma kane caktuar me 07/09/2012, i bie afersisht 3 muajshe, eshte normale? Flm per kohen qe gjen, nje dite te bukur!

Klea Alilaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klea,

Gjatë një shtatzënie normale, rekomandohet realizimi i katër ekografive. Por, nëse mjeku gjinekolog e sheh të arsyeshme, atëherë mund të kryhen edhe ekzaminime të tjera ekografike suplementare.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti