Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mitra me septium

Pershendetje doktoreshe. Jam 4 javeshe shtatzene, para 2 diteve kam pasur dhimbje ne fund te barkut, sikur do me vijne periodat, u vizitova te doktori dhe me tha qe e kam mitren me septium, me ka dhene per 2 jave progesterion vaginal. Te lutem doktoreshe me thuaj sa delikate eshte gjendja ime dhe cfare mund te lexoj per te patur nje ide me te qarte te situates time. Sa shanse kam ta coj deri ne fund kete shtatzani?

Entela Kola (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Entela,

Anomalitë e lindura që prishin ose zvogëlojnë hapsirën uterine, ku bën pjëesë edhe uterusi septa, përbëjnë 20-50% të rasteve të pranishme me rrezik dështimi. Prandaj duhet pa tjetër që shtatzënia të ndiqet me mjaft kujdes. Rregjimi i shtratit, evitimi i punëve të rënda dhe qëndrimi i gjatë në këmbë, do të ishin në favor të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti