Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ditët e ovulimit

Pershendetje dr. Sot e kam diten e pare te menstruacioneve, muajin e kaluar i pata me 17 qershor, si mund te di ditet e ovulimit mbasi nuk i kam te rregullta? sa dite i bie cikli im nje muaj me vin 3-4 dite para dates kurse tjetrin muaj me vonohen 3-4 dite, a ka ndonje problem apo cfare? Te pershendes dhe te uroj dite te mbare.

Essa . (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Qëndresa,

Ditët e sakta të ovulacionit mund të gjënden duke matur temperaturën bazale nga dita e parë e ciklit. Kur termometri të shënojë mbi 37.5 Cº, është periudha më të favorshme për të kërkuar shtatzëni. Rekomandohet që raportet seksuale të mos jenë të përditëshme, por çdo dy tre ditë, pasi prishet cilësia e spermatozoidëve.

Të uroj fat.

/komuniteti