Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullimi i ciklit

Te pershendes shume Dr Mimoza. Me shqeteson crregullimi i ciklit, qe tre muaj se kam ne rregull po tentoj per shtatzani qe 7 ne qershor i pata me 17 me erdhen prap me 28 shume pak veq sa u dallojshin ngjyra kafe me zgjaten 5 dite kurse sot prape me erdhen kete here kam dhimbje barku dhe shpine, a eshte crregullim apo cfare mund te jete?

Essa . (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Qëndresa,

Drejtohu tek gjinekologu për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Çrregullimet e ciklit menstrual vijnë si pasojë e ndryshimit të niveleve hormonale në gjak. Kryej analizën e FSH, LH, Prolaktinës dhe ekuilibrin hormonal të tiroideve. Në bazë të vizitës gjinekologjike, ekzaminimit ekografik dhe këtyre analizave, gjinekologu do të gjej shkakun dhe do të jap trajtimin për mos tu përsëritur më kjo gjendje.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti