Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Acidi folik

Pershendetje! Ju falenderoj per pergjigjet tuaja qe na ndihmojne shume! Jam ne javen e 9-te te shtatzanise, kam bere viziten e pare tek gjinekologia dhe deri tani kam nje shtatzani te shendetshme. Po shikoj qe ju keshilloni konsumin e acidit folik deri ne javen e 12-te, por mua nuk ma ka rekomanduar doktoresha. Eshte i domosdoshem konsumi? Gjendet ne farmaci acidi folik dhe sa here ne dite duhet te konsumohet? Ju falenderoj!

Gerta Rapushi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gerta,

Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Ai duhet të merret 400 mikrogram një herë në ditë, deri në javën e 12 të shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti