Pse m`u çrregulluan mujoret?
Lule E Bukur
(14 vite më parë)
Përshëndetje Desa,
Drejtohu tek gjinekologu për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Çrregullimet e ciklit menstrual vijnë si pasojë e ndryshimit të niveleve hormonale në gjak. Kryej analizën e FSH, LH, Prolaktinës dhe ekuilibrin hormonal të tiroideve. Në bazë të vizitës gjinekologjike, ekzaminimit ekografik dhe këtyre analizave, gjinekologu do të gjej shkakun dhe do të jap trajtimin për mos tu përsëritur më kjo gjendje.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, une jam duke tentuar qe 18 muaj per shtatzani, menstruacionet i kisha shume te rregullta por kohen e fundit me luajne here me vin 3 ose 4 dite mbas kohe, kete muaj me erdhen 8 dite para kohe dhe shume shume gjakrrjedhje, te theksoj se menstruacionet i kisha shume te rregullta cdo 28 dite.