Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kalimi i terminit të lindjes

Pershendetje, une sot e kam pas terminin e lindjes mirepo nuk kam as shenja per lindje, isha ne kontroll te gjinekologu dhe me tha qe gjithcka eshte ne rregull, beba ka uje te mjaftueshem, ka marr poziten per lindje dhe me tha qe deri javen tjeter te mos lajmerohem vetem nese kam dhimbje ose me plasin ujerat. A eshte ne rregull se ketu po lexoj qe mbas kalimit te terminit kontrollat duhet te behen cdo dite, ju faleminderit.

Lolaa ,.. (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Leonora,

Shpesh ndodh që disa shtatzëni vazhdojnë edhe pas javës së 40-të, dhe lindja realizohet deri pas dy javë nga termi (pas 280 ditë shtatzëni). Nuk ka asgjë alarmante nëse shtatzënia ka ecuri normale, ndonëse takimi me mjekun duhet bërë çdo ditë. Megjithatë për çdo ndryshim që ndjen, kontakto menjëherë mjekun gjinekolog dhe shpjegoja situatën.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti