Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbrojtja nga shtatzënia

Pershendetje. Jam 20 vjeqe dhe e fejuar... kam marredhenje me te fejuarin por preokupimi im eshte se mos ngelem shtatzene... desha te ju pyes se a egziston ndonje menyre e sigurt e mbrojtjes nga shtatzenia te pakten edhe per 2 vite? Te pergezoj per punen qe beni.

Bellma Behrami (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bellma,

Të gjitha metodat e planifikimit familjar, janë të shëndetshme të pranuara dhe të përdorura nga rrethet shkencore mjeksore. Ato dallojnë nga njëra tjera për mënyrën se si e zgjidhin problemin, por dallojnë edhe për shkak të avantazheve dhe disavantazheve të secilës metodë.

Kur gruaja vendos të përdorë një metodë të kontracepsionit, duhet të kontaktojë mjekun gjinekolog për të bërë disa analiza dhe ekzaminime dhe për të përcaktuar kontraceptivin më të përshtatshëm. Mjeku ja rekomandon çiftit kontraceptivin më të përshtatshëm për gruan, dhe ata vendosin për ta përdorur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti