Gardnella gjatë shtatzënisë, të vjellat dhe acidi folik
Djana Djana
(14 vite më parë)
Përshëndetje Djana
Pas javës së 12-të të shtatzënisë, infeksioni trajtohet edhe me ovula lokale të cilat i rekomandon mjeku që të ndjek shtatzëninë.
Mungesa e të vjellave, nuk është tregues se diçka nuk shkon mirë në rretjen e fëmijës. Prania e tyre ose mungesa e tyre, ka të lidhje thjeshtë me organizim amtar dhe ndryshon nga njëra lindje te tjetra edhe te e njëjta nënë.
Konsumi i acidit folik, rekomandohet deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Pas kësaj jave, acidi folik nuk ka më efekt në parandalimin e problemeve në tubin neural të bebit.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe Moza. Doja te konsultohesha me ty dhe njehere... doktorresha me ka dhene per gardenrellen gjate shtatzanise ilace si: dyfaston 20 tab - spasmex 20 - vitamine C 30, a jane ok keto? Keto qe shkruan ti nuk mi ka thene akoma... Po ne fakt nuk ndjehem mire, (sidomos gjate kontaktit jam shume thate) te lutem cfare te bej momentalisht une jam 12 javeshe, doja te pyesja dhe nje gje tjeter... Kam bere nje eko para nje muaji edhe zemra rreh po une po shqetesohem se nuk kam te vjella, kam ndonjehere neveri per ushqimet, po meraku im eshte se nuk kam te vjella, a do jete duke u rritur bebi apo e kam une organizmin e tille e nuk kam te vjella si dikush qe rri tere diten ne banjo? Te lutem pres nje pergjigje tenden duke te faleminderuar perzemersisht doktoreshe per durimin tuaj edhe nje gje tjeter me kete portal per javen e 12 acidi folik nuk keshillohet une e kam nderprere nga 60 tab qe kisha tani kam dhe nja 15 te lutem cfare te bej? ta mbaroj apo ta le? felenderime dhe nje here per ju e te gjithe stafin. Djana Ndreu.