Tabletat klomifen
Lorena Hajzeri
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lorena,
Klomifeni stimulon lirimin e hormoneve të domosdoshme për ovulacion. Ai përdoret sipas këshillës që të ka dhënë mjeku. Doza e nevojshme gjendet gjatë përdorimit, dhe sasia e vendosur nga mjeku duhet të përdoret së paku për tre muaj. Nëse shtatzënia nuk ndodh pas kësaj periudhe, klomifeni mund të përdoret edhe për tre muaj të tjerë. Nëse edhe pas kësaj periudhe shtatzënia nuk ndodh, trajtimi me klomifen nuk ka më kuptim dhe mjeku do të zgjedhë rrugë të tjera.
Gjithë të mirat dhe të uroj fat.
Pershendetje dr, faleminderit shume qe po na ndihmoni me pergjigjje e juaja. Une kam nje pyetje doktor kur fillon perdorimin e klomifeni per 3 cikle ose 3 muaj, per muajin e pare i kam perdorur nga dita e 2 deri diten 6, une dua ti di se tash a e kom ciklin e rregullt apo pas perdorimit te hapave klomifen kam me pas crregullime apo ka me ardhe cikli i rregullt cdo muaj? Faliminderit shume me respekt Lorena.