Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Operacioni cezarian dhe ndikimi tek qumështi i nënës

Pershendetje e nderuar doktoreshe... me gjithe respektin edhe kenaqesine e te komunikuarit me ju doja tju pyesja se nese lindjet me operacion cesarian ndikojne apo jo ne ikjen e qumeshtit te gjirit? Edhe dicka tjeter une jam diku te java e 34 edhe per momentin nuk po marr ndonje vitamine pasi mjekja me ka thene te (ha fruta ne vend te vitaminave sepse eshte edhe vape) po a mjaton kjo apo duhet te marre patjeter edhe nese po cfare? Qumeshtin edhe nenproduktet e tij nuk i kam ndare... pune te mbare, Nertila!

Nertila Doko (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nertila

Lindjet eme operacion cezarian, nuk ndikojnë në ikjen e qumështit të gjirit.

Konsumi i frutave dhe zarzavateve, është shumë i rëndësishëm për organizmin e shtatzënës dhe plotësimit të nevojave të bebit me vitamina dhe kripra minerale. Por nevoja e madhe e tyre, shpesh nuk plotsohet me rregjimin ushqimor. Prandaj rekomandohet të të merren suplemente të multivitaminave dhe kriprave minerale edhe në formë tabletash. Shumë i rëndësishëm është edhe suplementi me hekur i cili duhet të konsumohet deri 45-së ditë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti