Kujdesi për shtatzëninë e tretë pas dy lindjeve me operacion
Eda Bejtja
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eda
Për të lindur një fëmijë të shëndetshëm, kujdesi gjatë shtatzënisë fillon sapo ajo të jetë konstatuar e deri pas lindjes. Me pushime mund të shkosh, por evito udhëtimet e gjata, lodhjen, qëndrimin në ambjente të nxehta dhe me diell. Konsumo sa më shumë lëngje, duke shmangur përdroimin e pijeve alkolike dhe lëngjeve me gaz.
Për çdo ndryshim që mund të vëresh gjatë ditëve të pushimit, kontakto menjëherë mjekun obstetër-gjinekolog.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, jam nje femer 27 vjece dhe kam dy djem te lindur me 29.03.2009 dhe 12.06.2011 te lindur me operacion cesarean, por kam ngelur perseri shtatzene dhe kam vendosur ta mbaj femijen pasi jam konsultuar dhe me mjeke gjinekologe. Desha tju pyes se a eshte problem te udhetoj dhe te shkoj me pushime tani ne kete periudhe (jam 5 javeshe shtatzene) pasi mjekja me ka thene qe kujdesi duhet te tregohet ne tremujorin e fundit te shtatzanise? Cfare me rekomandoni tjeter ne lidhje me shtatzanine?