javë pas jave
Përshëndetje Aurora
Nëse vendosja e fibromiomës nuk prish formën e kavitetit uterin duke dhënë klinikë karakteristike, si dhimbje rënduese në fund të barkut, hemoragji të shtuar gjatë mestruacioneve apo edhe jashtë tyre duke e anamizuar gruan, atëherë ndiqet taktika e pritjes. Nëse pacientja është në periudhën e menopauzës dhe nuk i ka shenjat e mësipërme atëherë, ndryshimi në përmasa i masës është i pritshëm pasi fibromioma regredon gradualisht.
Mos mbetja shtatzënën, nuk lidhet me daljen e spermës jashtë vaginës. Për këtë arsye, të rekomandoj të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog, për të gjetur shkakun e mos mbetjes shtatzënë. Nëse sekrecionet që vëren ditën e nesërme pas kontaktit seksual jënë ndryshe nga rrjedhjet normale, duhet të bësh një analizë të tyre për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni vaginal apo cervical.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, se pari te falenderoj per kohen qe ndane per te na dhene pergjigjet e pyetjeve tona. Këtë here kam pyetje per vjehrren time, ka fibrome ne miter, vitin e kaluar e kishte ne formë topi, kurse para ca ditesh bëri kontroll nuk e kishte ne forme topi, por i ishte rrafshuar dhe zgjeruar! Cfare i rekomandoni ju? Kurse pyetja tjeter eshte per mua, provoj te mbeten shtatzene, mirepo pak sperme me del jashte, dhe diten e neserme kam pak sekrecione si uje (sdi nese ta kam sqaruar mire). Te falenderoj shume dhe kerkoj falje nese e teprova me pyetje. Ciao... Cdo te mire.