Vonesa e ciklit
ija h
(14 vite më parë)
Përshëndetje,
Primolut Nor, është estro-progestativ. Përdoret në çrregullimet e gjakrrjedhjeve uterine primare dhe sekondare, në menstruacionet me shumicë dhe në endometriozat.
Primolut Nor, nuk duhet përdorur kur është i pranishëm dëgjimi i ulët që ka ardhur si rezultat i përdorimit të produkteve të tjera progestative. Nëse ndodhin zhurma të mëdha në vesh gjatë përdorimit të Primolut Nor, duhet ndërprerë menjëherë.
Preparati nuk duhet përdorur kur gruaja mund të dyshojë për shtatzëni, apo kur është në periudhën e gjidhënies. Në lidhje me përdorimin e tij gjithsesi duhet të vazhdosh komunikimin me mjekun i cili të ka përshkruar medikamentin.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr. Memli, ju uroj per punen qe beni dhe ju falenderoje qe gjeni kohe te pergjigjeni ne pyetjet tona. Une qe nga muaji i kaluar kam vonese te ciklit, kam qene tek mjeku me ka kontrollu ka thene s`eshte asgje, me ka dhene te perdore Barna Primolut Nor 2 here ne dite nga nje tablete 5 mg, i kam perfunduar me 21 korrik, a duhet te pres ende qe te me vije cikli apo duhet te marr ndonje medikament me te forte, ju pershendes. Pune te mbare.