Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Staph aureus dhe terapia

Doktor pershendetje. Pasi bera kulturen e skrecioneve me doli staph aureus dhe ne baze te antibiogrames gjinekologia me dha ciprinol 500 mg dhe ovula betadine, po betadinen e kam nisur 2 dite pas anntibiotikut pasi isha me periodat, por kur nisa ovula pata dhimbje ne vagine ne formen e ndjesise se djegies gje te cilen e kam edhe tani qe kam disa dite qe i kam mbaruar. Ju lutem me thoni dicka si duhet te veproj? Faleminderit.

Klaudia Lala (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Klaudia,

Në rastet e konstatimit të stafilokokut aureus dhe në veçanti kur është realizuar antibiograma, lloji i antibiotikut që përdoret varet nga rëndesa e situatës dhe parapëlqimi i mjekut. Kohëzgjatja e terapisë, është nga 7 deri në 10 ditë. Tre javë pas përfundimit të terapisë, përsëritja e kulturës së sekrecioneve është e domosdoshme për të ripërcaktuar gjëndjen.

Por nëse ke shqetësime gjatë përdorimit të ovulave, atëherë duhet të kontaktosh me mjekun gjinekolog që të ka përshkruar terapinë, për të rivlerësuar terapinë.

Uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti