Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndikon cikli i çrregullt në moskonceptim?

Pershendetje doktor. Jam 22 vjecare, kam ndegju qe crregullimi i menstruacioneve ndikon ne mosmbetjen shtatzane, tju sqaroje me mire: une kam pas nje kohe crregullime dhe duke bisedu nje dite me disa gra me te vjetera me thane qe sa rralle i ke menstruacionet aq rralle do ti kesh femijet, sa eshte e vertet kjo (une ende nuk kam pas marredhenje e as nuk planifikoj te mbes shtatzane mirepo jam e brengosur per me vone!).

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Yllka,

Nivelet hormonale janë thelbësore në rregullshmërinë e menstruacioneve, dhe për shtatzëni. Kontakto një mjek obstetër-gjinekolog, i cili do të rekomandoj analizat e nevojshme si dhe do të vlerësoj qafën e mitrës me vizitë gjinekologjike.

Përpara se të tentosh për shtatzëni, mirë do jetë të bësh këshillim parakoncepsional. Për të mësuar mbi të, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti