Insemimi artificial
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Vjosa,
Sinqerisht është mjaft e vështirë të kalkulohet efikasiteti i kësaj procedure, prandaj përqindja e suksesit me IUI është e ndryshme nga autorë të ndryshëm. Sipas një grupi autorësh kjo shkon deri në 53% sukses, ashtu siç ka edhe autorë të tjerë që e ulin mundësinë e shtatzënisë në 21.6%, gjithnjë kur sperma është normale dhe pa probleme.
Brënda disa minutave pas ejakulimit, sperma ndodhet në kolumin uterin dhe prej aty spermatozoidet kalojnë më tej, gjatë një periudhe prej 72 orësh.
Vjosa, të uroj sa më shpejt fillimin e shtatzënisë.
(14 vite më parë)
pershendetje celii inseminimin e kam bere tek sistina ne shkup nuk eshte fare e dhimbhme apsolutisht me vjen keq qe po te pergjigjem me vones po nuk e paskam pa me kohe pershkrimin tend un po e bej qe dy her heren e pare nuk pata sukses tani e kam provu per te dyten her nuk eshte e dhimbshme se nuk eshte fare e shtrejt rreth 160 euro + terapit provo dhe te uroj shum sukses
Celiii& Dino
(14 vite më parë)
persh. Vjosa por desha me dit ku eke be ket inseminimin artificial dhe sa kushton dhe aeshte me dhimbje te lutem me sqaro me shum se edhe un po du me provu se qenka me ndrishe se ivf klm edashur e tu plotsoft deshira edhe shkruj nese ke naj lajm te gzushem gj.te mirat


Une kam bere inseminim artificial para 10 dite. Para nje muaj kam bere HSG. Qe 4 vite provoj te mbes shtatzane po nuk ja arrije, dua te mesoj sa perqind ka sukses inseminimi kjo eshte hera e pare qe e provoj, edhe bashkeshorti ka bere spermogramin dhe spermokulturen kishte nje baktere te vogel mjeku i rekomandoj sumamed per kete probleme te tjera nuk kishte qka mund te pres nga kjo? Tani pas 10 dite po kam therje te vezoreve dhe te majeve te gjokseve si ne kohen e ciklit qka mendoni mund te jem shtatzane?