Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndikimi i ilaçeve te fetusi

Pershendetje doktoreshe, para disa ditesh fati 5 dite pas perfundimit te ciklit pata dhimbje te forta ne anen e majte ne fund te barkut dhe rreth kerthizes. U vizitova te gjinekologia dhe me tha per infeksion ne vezoren e majte dhe pasi bera dhe nje analize urine dola me gjurme albumine. Gjinekologia me dha keto mjekime Polygynax, Vagilen, Jenaprofen, Alfasid dhe multivitaminat. Pas mbarimit te ciklit kam kryer dy here marredhenie te pambrojtura dhe kam frike se mos kam mbetur shtatzane dhe me ndikojne ilacet qe po perdore te fetusi. A ka mundesi qe te mbetesh shtatzane dhe shenjat te fillojne pas 5 ditesh pasi une kam dhimbje ne fund te barkut si te menstruacioneve, me merren mendte, nuk duroj dot aromat etj. Dita e pare e menseve ka qene ne 9 korrik. Ju falenderoj per kohen qe na kushtoni dhe keshillat e vyera qe na jepni.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Imelda

Shenjat që tregon, edhe mund të lidhen me fillimin e shtatzënisë. Por përdorimi i antibiotikëve nuk është i rekomanduar në tremujorin e parë të shtatzënisë. Megjithatë, si fillim duhet të vlerësosh nëse je apo jo shtatzënë. Ndjekje rigoroze e shtatzënisë, do të ndihmojë për ta çuar atë deri në fund me sukses.

Të uroj fat.

/komuniteti