javë pas jave
Përshëndetje Eli,
Të gjitha pozicionet që bebi merr gjatë shtatzënisë, janë normale. Përgjithësisht gjatë muajit të nëntë, fëmijët marrin pozicionin për lindje i cili nuk ndryshon më. Ka raste, sidomos tek fëmijët me peshë të vogël ku pozicioni i tyre ndryshon (situs mobilis). Për të patur edhe lindje normale, duhet që bebi të ketë marrë pozicion cefalik që do të thotë të jetë pozicionuar me kokë poshtë. Por edhe nëse ka pozicion tjetër, mjekët janë të aftë të realizojnë lindje të sukseshme qoftë edhe me prerje cezariane.
Edhe nëse bebi qëndron në pozicion më kokë lart, mjeku juaj do të vlerësojë mënyrën e lindjes. Ai do zgjedhë rrugën e lindjes më të mirë të mundshme, për shëndetin tënd dhe të fëmijës.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.


E nderuara doktoreshe, jam ne javen e 38-te (neser hyj ne javen e 39-te) dhe qe dy muaj e gjysme beba eshte mbrapshte. Te lutem kam nevoje per keshille nga ju a eshte mire te pres deri ne javen e 40-te apo mund te caktoje termin per operacion? Une jam e shqetesuar per faktin se pasi beba eshte 38 javeshe dhe eshte e rritur eshte problem te kthehet ne poziten per te lindur. Ju falenderoje nga zemra per pergjigjet e juaja te shpejta sepse pergjigjet dhe keshillat e juaja me bejne te ndihem mire. Jeni e mrekullueshme.