javë pas jave
Përshëndetje Shefkije,
Nënat me fëmijët e tyre në gji, nuk kanë menstruacione ose i kanë ato të çrregullta deri sa të vazhdojë gjidhënia. Kjo gjë nuk përbën problem sepse influencon hormoni i prolaktinës i prodhuar nga gjendrat e hipofizës, hormon i cili rrit prodhimin e qumështit por ndërpret ciklin menstrual. Pra, është plotësisht normale, cikli menstrual mund të vijë shumë shpejtë ose edhe deri në një vit pas lindjes.
Tani duhet të kesh kujdes nga shtatzënia e padëshiruar, prandaj të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar. Për këtë konsultohu me një mjek gjinekolog i cili duhet të të rekomandoj kontraceptivin më të përshtatshëm për ty, pas një serie analizash dhe ekzaminimesh.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, une kam lind djalin qe 4 muaj e gjysme, e menstruacione nuk kam ende nga lindja djalin me gji e ushqej kam degjuar se per shkak te gjirit nuk kam ende sa do te zgjas kjo se disi barki me eshte fryer ndoshta se nuk kam cikel? Faliminderit gjitha te mirat.